Nis këtë fundjavë Liga "Gjergj Kastrioti" 2024 - 2025 me takimet vëllazërore të cilat do të luhen në Shqipëri dhe në Kosovë.
Katër ekipe nga Shqipëria për secilën kategori meshkuj/femra dhe 4 ekipe nga Kosova po për secilën kategori meshkuj/femra, do të ndeshen ndërmjet tyre në Grupet A dhe B dhe takimet do të zhvillohen me sistem grumbullimi në Shqipëri dhe në Kosovë.
Kjo Ligë e përbashkët zhvillohet për të katërtën herë radhazi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Sfidat Skënderbeu-Ferizaj dhe Skënderaj-Tirana në volejboll për femra do të transmetohen drejtpërdrejt në RTSH respektivisht në orën 15:30 dhe 17:30.