Volejbollistet e Dritës i dhanë leksion Partizanit të Tiranës, duke e mundur me rezuëtat 3:0.
“Drita e nisi sezonin në mënyrë mbresëlënëse duke fituar 3:0 ndaj Partizanit në ndeshjen e parë të Ligës Gjergj Kastrioti për femra.
Seti 1: 20:25
Seti 2: 15:25
Seti 3: 20:25
Skuadra mysafire tregoi një lojë të organizuar dhe të fuqishme, duke kontrolluar ritmin e ndeshjes që nga fillimi deri në fund. Partizani pati momente të mira në setin e parë dhe të tretë, por nuk arriti të përballojë intensitetin e sulmeve dhe mbrojtjes së Dritës.
Me këtë fitore të pastër, Drita dërgon një mesazh të qartë për ambiciet e saj këtë sezon, ndërsa Partizani do të kërkojë të rikthehet më i fortë në ndeshjet e ardhshme”, njofton FVK.