Ka nisur sot Liga mbarëkombëtare “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, turne ku marrin pjesë tetë skuadra, katër nga Shqipëria e katër nga Kosova, të ndara në dy grupe.
Në takimet e Grupit A, të luajtura në sallën e lojërave në Farkë, skuadra e Skënderbeut mundi 3-0 (25-21, 25-23, 25-22) kosovaret e Ferizaj. Ndërsa në takimin tjetër, Tirana fitoi 3-2 ndaj Skënderaj (25-17, 25-18, 19-25, 19-25, 15-7).
Në ndeshjet e Grupit B, të luajtura në Kosovë, fitore të ekipeve vendase. Fer Volley mundi 3-1 Teutën (25-21, 21-25, 25-17, 25-17), ndërsa Drita triumfoi 3-0 ndaj Partizanit (25-20, 25-15, 25-22).
Femra-Grupi A
Skënderbeu – Ferizaj, 3-0
Skënderaj – Tirana, 2-3
Renditja: Skënderbeu 3 pikë, Tirana 2 pikë, Skënderaj 1 pikë, Ferizaj 0 pikë.
Femra – Grupi B
Fer Volley – Teuta, 3-1
Partizani – Drita, 0-3
Renditja: Drita 3 pikë, Fer Volley 3 pikë, Teuta 0 pikë, Partizani 0 pikë.