Skënderbeu i Kraishtës doli ballëlart ndaj Tiranës (meshkujt)
“Skënderbeu dhe Tirana dhuruan një spektakël të vërtetë volejbolli në ndeshjen hapëse të Ligës Gjergj Kastrioti për meshkuj, me Skënderbeun që triumfoi pas pesë seteve emocionuese.
Seti 1: 25:21
Seti 2: 19:25
Seti 3: 17:25
Seti 4: 25:20
Seti 5: 15:10
Ndeshja nisi me dominimin e Skënderbeut në setin e parë, por Tirana reagoi fuqishëm duke fituar dy setet pasuese me një lojë më të organizuar dhe me sulme efektive. Në setin e katërt, vendasit rikthyen energjinë dhe barazuan rezultatin, duke e çuar ndeshjen në një tie-break dramatik.
Në setin vendimtar, Skënderbeu mbajti qetësinë dhe siguroi fitoren me një rezultat bindës 15:10, duke e nisur sezonin me një fitore të rëndësishme. Të dy ekipet treguan potencial të madh për garën e këtij sezoni”, njofton FVK..