Ferizaj ka treguar lojë shumë të mirë duke e mposhtur me rezuktat 3:0 Studentin e Tiranës (meshkujt).
"Ferizaj e nisi sezonin në mënyrë të shkëlqyer duke fituar 3:0 ndaj Studentit në një paraqitje dominuese që tregoi forcën e ekipit vendas.
Seti 1: 25:22
Seti 2: 25:13
Seti 3: 25:23
Ferizaj kontrolloi ritmin e lojës në të gjitha setet. Seti i parë ishte më i balancuar, por vendasit shfrytëzuan përvojën dhe lojën në bllok për ta mbyllur në favor të tyre.
Në setin e dytë, Ferizaj dominoi plotësisht, duke mos i lënë hapësira kundërshtarit. Seti i tretë ishte më rivalizues, por ekipi ferizajas qëndroi i përqendruar në momentet vendimtare për të siguruar fitoren e pastër.
Kjo fitore e parë vendos Ferizajn në një të mirë startues, qysh në fillim të Ligës Gjergj Kastrioti, ndërsa Studenti do të kërkojë përmirësime në ndeshjet e ardhshme”, njofton FVK.