Drita e Gjilanit vazhdoi me formën e saj të shkëlqyer duke triumfuar 3:0 ndaj Teutës në Durrës (Liga ‘Gjergj Kastrioti’), në një ndeshje ku mysafiret dominuan dhe treguan përvojën e tyre.
Seti 1: 12:25
Seti 2: 30:32
Seti 3: 19:25
Seti i parë ishte i njëanshëm, me Dritën që dominoi plotësisht.
Në setin e dytë, Teuta bëri një përpjekje të jashtëzakonshme për rikthim, por Drita arriti të mbajë qetësinë në fund për të fituar 32:30.
Seti i tretë u mbyll me një lojë të balancuar në fillim, por Drita mori kontrollin në fazat vendimtare për të siguruar fitoren”, njofton FVK.