Studenti i Tiranës shënoi një fitore të rëndësishme ndaj Pejës, në një ndeshje të ngushtë dhe emocionuese që përfundoi me rezultat 3:1 (Liga Gjergj Kastrioti).
Seti 1: 26:24
Seti 2: 23:25
Seti 3: 25:21
Seti 4: 26:24
“Ndeshja nisi me një duel të ashpër, ku Studenti siguroi fitoren e setit të parë në pikët shtesë. Peja reagoi në setin e dytë, duke barazuar rezultatin.
Studenti rifitoi kontrollin në setin e tretë me lojë të qëndrueshme, dhe në setin e katërt tregoi qetësi në momentet vendimtare për të vulosur fitoren”, njofton FVK.