Kosova e Kroacia me memorandum mirëkuptimi 

Volejboll

Kosova e Kroacia me memorandum mirëkuptimi 

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 18:37
Frane Zaniç e Bahri Gjinovci

Arrihet memorandum bashkëpunimi mes Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe asaj të Kroacisë.

Federata e Volejbollit të Kosovës dhe Federata e Volejbollit të Kroacisë kanë nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit (MoU), i cili synon forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve mes dy federatave në fushën e volejbollit dhe volejbollit të plazhit.

Ky Memorandum përfshin:

Shkëmbimin e delegacioneve, programeve stërvitore dhe informacioneve për të promovuar zhvillimin profesional të këtij sporti.

Organizimin e garave ndërkombëtare, duke krijuar mundësi të reja për sportistët dhe promovuar volejbollin në rajon.

 Bashkëpunim në fusha kyçe, si mjekësia sportive, anti-dopingu dhe zhvillimi i aktiviteteve gjithëpërfshirëse.

Koordinimin e qëndrimeve në forumet ndërkombëtare, duke kontribuar fuqishëm dhe përfaqësueshëm në vendimmarrjen globale.

Për zbatimin e këtij Memorandumi, do të krijohet një komitet i përbashkët mbikëqyrës që do të monitorojë implementimin e tij dhe do të propozojë përmirësimet e nevojshme.

Në emër të Federatës së Volejbollit të Kosovës, presidenti Bahri Gjinovci e ka shprehur mirënjohjen më të thellë për Presidentin e Federatës së Volejbollit të Kroacisë, z. Frane Zaniç, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme në zhvillimin e volejbollit në Kosovë.

“Ky Memorandum, i vlefshëm për tre vite me mundësi rinovimi dhe modifikimi me marrëveshje të ndërsjellë, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje të ndritur për sportin tonë.” - ka thënë mes tjerash Gjinovci.

Memorandumin e ka vlerësuar lartë edhe presidenti i Federatës Kroate z. Zaniç, duke e përgëzuar njëherit Kosovën, për hapat e mëdhenjë të bërë.
Memorandumi u nënshkrua në Prishtinë, gjatë vizitës së presidentit të Federatës Kroate të Volejbollit z. Frane Zaniç në Kosovë, ku ishte pjesë e ceremonisë së 10 vjetorit të pranimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombtëtar (IOC).

Në këtë takim, presidenti Bahri Gjinovci shoqërohej edhe nga anëtarja e bordit Getta Beqa dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat