Federata e Volejbollit të Kosovës organizon seminarin treditor për gjyqtarë të rinj të volejbollit, i cili do të mbahet nga data 13 deri më 15 Dhjetor 2024 në Holiday Resort, Sllatinë.
Ky seminar është pjesë e projektit FIVB Empowerment, që ka për qëllim fuqizimin dhe zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe aktorëve tjerë në sportin e volejbollit. Ligjërues kryesor do të jetë Konalsi Gjoka nga Shqipëria, i asistuar nga gjyqtarët ndërkombëtarë të Kosovës, Istref Elezaj dhe Burim Zymeri.
Orari i seminarit:
• E premte, 13 Dhjetor: 16:00 - 19:00
• E shtunë, 14 Dhjetor: 10:00 - 15:00
• E diel, 15 Dhjetor: 10:00 - 15:00
Seminari është i dedikuar për gjyqtarët e rinj të volejbollit që janë regjistruar paraprakisht. Pjesëmarrësit e regjistruar janë të ftuar të ndjekin sesionet sipas agjendës së përcaktuar.