Skëndërbeu mund Tiranën dhe udhëheq në Grupin A

Volejboll

Skëndërbeu mund Tiranën dhe udhëheq në Grupin A

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 16:52
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur ndeshjet e raundit të tretë në Ligën “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra.

Në takimet e Grupit A, skuadra e Skënderbeut fitoi 3-1 ndaj Tiranës në “Fahrie Hoti” (25-23, 25-22, 22-25, 25-22). Takim i ekuilibruar në të katërta setet, të vendosura në pikët e fundit. Gjithsesi, kocaret ruajnë kreun e renditjes, ndjekur nga Ferizaj (fitoi 3-1 ndạj Skënderaj).

Në Grupin B, ekipi i Partizanit korri fitoren e parë në këtë turne. Të kuqtë mundën 3-0 (28-26, 25-12, 25-16) Teutën në “Asllan Rusi”, duke marrë edhe tri pikët e para. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Fer Volej fitoi 3-2 ndaj Dritës dhe udhëheq klasifikimin.

Femra-Grupi A (raundi 3)

Skënderaj – Ferizaj, 1-3

Tirana – Skënderbeu, 1-3

Renditja: Skënderbeu 7 pikë, Ferizaj 6 pikë, Skënderaj 3 pikë, Tirana 2 pikë.

Femra-Grupi B (raundi 3)

Drita – Fer Volej, 2-3

Partizani – Teuta, 3-0

Renditja: Fer Volej 8 pikë, Drita 7 pikë, Partizani 3 pikë, Teuta 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat