Vajza e Kosovës befason, shkon në Mongoli!

Volejboll

Vajza e Kosovës befason, shkon në Mongoli!

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 18:57
Zyla Kadriu

Volejbollistja e talentuar e Kombëtares së Kosovës, Zyla Kadriu, ka bërë hapin e radhës në karrierën e saj ndërkombëtare duke u transferuar te skuadra Darkhan Moguls në Mongoli.

“Kadriu vjen nga KV Skenderaj dhe tashmë është e vetmja lojtare evropiane në përbërjen e ekipit aziatik, duke e bërë këtë transferim një arritje të veçantë për volejbollin e Kosovës.

Për pasuesen e Kombëtares së Kosovës, kjo përvojë përfaqëson një kapitull të ri në rrugëtimin e saj, pas eksperiencës që më herët kishte në nivel universitar në SHBA, ku luajti për Northëood Timberëolves.

Zyla Kadriu e nisi karrierën e saj në Skenderaj, më pas luajti në Skënderbeu Korçë, për t’u rikthyer përsëri në klubin e saj të zemrës para këtij transferimi ndërkombëtar.

Federata e Volejbollit e Kosovës i uron Zyla Kadriut shumë suksese në këtë aventurë të re në Azi dhe përfaqësim sa më dinjitoz të volejbollit kosovar në arenën ndërkombëtare”, njofton Federata e Volejbollit e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat