Kosova sundon Ballkanin - e para, la pas rumunët, boshnjakët, malazezët... 

Xhudo

Kosova sundon Ballkanin - e para, la pas rumunët, boshnjakët, malazezët... 

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2024 Në ora: 21:14
Trimëreshat e Kosovës me Driton Kukajn

Vashat dhe djelmoshat e trajnerit më të mirë në botë të xhudos, Driton Kuka, nuk kanë të ndalur edhe për kategoritë e reja. 

Suksesi i radhës është në Kampionatin Ballkanik për junior (U21) që u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Kosova e para, me 4 medalje të arta e 1 të bronztë, duke lënë pas Rumaninë me tri të arta, Malin e ZI dhe Bosnjën e Hercegovinë.

Image

Medaljet

Medalje të arta fituan Estea Arifaj në kategorinë deri 48 kilogramë, Enise Zijade në kategorinë deri 57 kilogramë, Andi Reshitaj në kategorinë deri 60 kilogramë dhe Muhamedin Veseli në kategorinë deri 66 kilogramë. Sidorela Dodaj fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 52 kilogramë.

“Gjenerata po vjen dhe luftuan mirë dhe patën performancë premtuese!

Performuan mirë edhe Elita, Dioni, Sara, Joni dhe Uvejsi por mbetën pa medalje!

Luftërat më të forta i kishte Enise 57 kg në një konkurrencë të fortë”, ka shkruar mes të tjera Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat