Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, për herë të dytë do të vizitojë vendin tonë.
Vizita e të parit të sportit në botë bëhet me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të KOK-ut në IOC.
Bach arrin nesër (e diel) në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Të hënën do të dalë para mediave, në konferencën që organizohet në Hotel Swiss Diamond, në ora 12:30.