Trajneri i xhudos, Driton Kuka, thënë se pesë medaljet olimpike të Kosovës janë edhe përtej ëndrrave.
Kuka ka folur për RTK-në në ceremoninë ku është shënuar dhjetë vjetori i anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Ai e ka ka vlerësuar progresin dhe sukseset e arritura nga sporti kosovar gjatë dekadës së fundit
“Dhjetë vjet po duken si dhjetë ditë. Një punë e madhe është bërë për pranim. Pesë medaljet janë përtej ëndrrave. Por kemi bërë punë serioze, e në radhë të parë, vajzat tona treguan se çfarë vlere kanë, që nëse udhëhiqen nga njerëzit e duhur, mund të prekin majat botërore”, është shprehur Kuka.
Ai ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit të Kosovës në nivelin më të lartë sportiv: “Ne nuk do të ndalemi dhe do të pretendojmë që ta përfaqësojmë Kosovën gjithmonë më së miri”, ka thënë Kuka.