SHH “Lugina e Preshevës”, Kujtoi 25 Vjetorin e Pushkës së Lirisë, Mbajti Kuvendin e 20-të dhe Zgjodhi Kryetar PhD. Dashnim Hebibi

Zvicra

SHH “Lugina e Preshevës”, Kujtoi 25 Vjetorin e Pushkës së Lirisë, Mbajti Kuvendin e 20-të dhe Zgjodhi Kryetar PhD. Dashnim Hebibi

Nga: Qemal MUSLIU Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 17:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Ashtu edhe siç ishin të njoftuar të gjithë bashkatdhetarët e të gjitha trevave, se me datë 15.11.2024, duke filluar nga ora 21.00 në ambientet e Shoqatës Atdhetare “Atdheu” në Bad Ragaz, do të ketë një mbrëmje të veçantë, organizuar nga SHH “Lugina e Preshevës” me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit. \

Ishin mbledhur veprimtarë të dëshmuar të kauzës sonë kombëtare. Edhe pse ishin dy ndeshje futbolli shumë të rëndësishme, ku luante përfaqësuesja e Kosovës dhe kombëtarja e Zvicrës, të gjithë të pranishmit kishin ardhur për të përshëndetur organizimin kur dihet, se shoqata në fjalë nuk i fton shpesh për bashkëbisedime, sepse bashkëbisedimet e tyre janë veprat dhe puna konkrete.

Edhe pse ishte parapa të filloj në ora 21.00, kishi ardhur të gjithë të ftuarit dhe filloi programi në orën 20.00, që ti japim kohë edhe vetes që ta përcjellim ndeshjen e futbollit, sidomos ate të Dardanëve dhe pjesë, pjesë edhe ate të Zvicrës. Për platformën mediale helveticALforum po përshkruajmë në tërësi se si shkuan tre ngjarje në një takim.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Hapjen e punës së Kuvendit të Shoqatës “Lugina e Preshevës” e bëri PhD. Dashnim Hebibi, i cili fillimisht përshëndeti kuvendarët, kryesin e deritanishme, kryesin e punës, bëri një përshëndetje të veçantë për Komandantin Shefket Asanin, Kryesinë e Shoqatës “Atdheu” me kryetarin z. Rexhep Muratin, musafirë të pranishëm, z. Zymer e Xhevat Avdiun, Prof. Nasir Rustemi nga Gostivari, z.Qemal Musliu. Pas fjalës përshëndetëse i ftoi për një minutë heshtje për dëshmorët e UÇPMB-së dhe të gjithë dëshmorët e kombit.

Më pas paraqiti rendin e ditës:

1.Raporti i përgjithshëm dhe financiar të Shoqatës;

2. 25 vjetorin e filimit të luftës së UÇPMB-së;

3. Zgjedhja e kryesisë së re dhe

4. Të ndryshme.

Rreth, raportit të përgjithshëm dhe financiar të shoqatës, fjalën e mori aktivisti dhe bashkë themeluesi i Shoqatës dhe njëherit kryetar nderi z. Fazli Musliu. Pas fjalës përshëndetëse pa humbur kohë paraqiti në pika të shkurta aktivitetin e njëzetë vjeçar duke u ndalë në punën dhe kontributin e periudhës sa ishte kryetar Ferat Rashiti. Ku edhe z.Rashiti përshëndeti të gjithë të pranishmit me fjalët më të mira të mundshme e duke falënderuar të gjithë ata që kanë punuar së bashku gjatë këtyre viteve. Ai theksoi se nuk ishte edhe e lehtë, por falë imazhit të mirë që e ka shoqata, kemi pasur bëmirës dhe kemi kontribuar sa kemi pasur mundësi.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Fjala iu dha edhe Komandant Shefket Asani i cili u ndal me disa fjalë për krisjen e pushkës së parë kundër regjimit.

Ai ndër të tjera tha: „15 nëntori është pjesë e historisë sonë kombëtare. Edhe pse nuk e fituam ate që e deshtëm dhe na takon, megjithate ia bëmë me dije Serbisë, se shqiptarët janë autokton dhe herë do kurë do ti takoj kjo pjesë e atdheut shqiptarisë. Trim jam, por jo edhe luftëtarë i mirë. Kam dashur t`më shpj plumbi por nuk më kapi. Lavdi e përjetshme atyre që dhanë jetën me uniformën e çlirimtarit. Më duket se nuk më del shpirti pa e pa ate trevë të bashkuar me Kosovën. Do të bashkohemi një ditë!

Ndërsa më pas fjala iu dha edhe z.Qemal Musliu i cili pasi përshëndeti të pranishmit ndër të tjera shtoi:

„Kjo shoqatë ku jemi sonte, pra „Atdheu“ ishte dhe është adresë e shqiptarëve. Nuk e kam edhe të lehtë të flas para komandantit, para këtij burri që nuk u tremb kurrë. E përgëzoj shoqatën „Lugina e Preshevës“ për punën e madhe që e ka bërë gjatë këtyre viteve“.

Me një fjalë edhe z.Rafet Ademi, një veprimtar që nuk u ndal kurrë për atdhe, i përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi për ftesën. Ne kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen për të mirën e asaj etnie, por edhe për të mirën e kombit në përgjithësi.

Ndërsa Prof.Nasir Rustemi, që është nga Gostivari dhe është pjesë e shoqatës me vite e vite, ai përshendeti të pranishmit dhe u ndal me punën që ka bërë Shoqata Lugina e Preshevës për këto vite. Edhe pse jam nga Gostivari unë jam me vëllezërit e mi nga Lugina e Preshevës. Ne jemi një e do të jemi për jetë.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërsa, kryetar nderi i Shoqatës, z.Fazli Musliu tregoi edhe punën e shoqatës nga viti 2019 e deri më sot dhe u zotua, se kjo shoqatë ka pasur bashkëpunim me të gjithë ata që ia duan të mirën vërtet kombit. Sipas z.Musliu, Shoqata „Lugina e Preshevës“ për këto 20 vjet veprimtari ka dorëzuar ndihma hiq më pak se mbi 350.000 franga zvicerane duke përmendur disa nga projektet e saja. Seriziteti dhe jo rrahja e gjoksit na ka mbajtur dhe do të jemi në ballë për të mirën e atyre trevave. Ne nuk kemi shikuar të krekosim për një punë, por të veprojmë e të ndihmojmë. Spektaklet mediatike nuk i kemi dashur dhe as që i duam, sepse ato investime që do të harxhoheshin i kalkulojmë në ndihma.

Kemi organizuar dhe mbajmë takime enkas për dëshmorët e kombit. Familjet e dëshmorëve, varret e dëshmorëve, flamujt kombëtar, invalidët e luftës, studentë e shumë e shumë projekte të tjera që mundeni edhe ti gjeni përmes mediave që janë shkruar, por edhe përmes faqes tonë. Ta keni të qartë, se anëtarësia është 30 Franga zvicerane për një vit, por ne kemi gjetur edhe miq bëmirës që i falënderoj shumë e sidomos nëpër xhamitë shqiptare në Zvicër e konkretisht nga ajo e St.Gallenit dhe të tjera. Ka kjo tokë ende njerëz të mirë.

Ndërsa, Bejtulla Beluli nga fshati Miratoc i Komunës së Preshevës, aktivist e veprimtarë në shoqatë që nga fillimi u zotua, se do të qëndroj me punën që bënë shoqata dhe I përgëzoi të gjithë për çka kanë bërë për ato toka. Shoqata ka 100 anëtarë, por anëtarësia për vitin që po e kalojmë është paguar nga 78 anëtarë, por ne presim që të rritet numri edhe në të ardhmen, theksoi z.Fazli Musliu.

Gjatë këtij takimi pati një bashkëbisedim miqësor mes veprimtarësh, ku kishte veprimtarë, kryesisht nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit.

Edhe z.Xhavit Sherifi përmendi se nuk duhet të ndalemi për të mirën e asaj treve. Z.Ferat Rashiti kryetar i Shoqatës përmendi edhe bashkëpunimin me kryesinë dhe ai dorëzon detyrën e kryetarit me suksese konkretet duke shpresuar se në të ardhmen sukseset nuk do të mungojnë. Shoqata është apolitike. Ka shumë mirënjohje që ka pranuar edhe nga kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, por kanë miqësi edhe me kryetar të partive të tjera lokale. Por, miqësia nuk i mungon edhe me miq gjithandej tokave shqiptare. Z.Musliu falënderoi kontributin e veçant të PhD.Dashnim Hebibi që ka qenë motori i shoqatës prej fillimit e deri më sot. Ai përmendi shumë fjalë të mira për punën që ka bërë pa prituar asnjëherë.

Proçesverbalin e mbajti Prof.Nasir Rustemi. Z.Fazli Musli me të hapur punën e Kuvendit ai menjëherë iu drejtua z.Dashnim Hebibi, që shoqatës i duhet dhe është ky intelektual që do të punoj shumë e më shumë dhe ne do ti qëndrojmë afër në çdo hap. Menjëherë i pëlqeu të gjithëve propozimi dhe komandan Shefket Asani, atdhetari, Qemal Musliu, Rafet Ademi, Ferat Rashiti, Prof.Nasir Rustemi, Bejtulla Beluli, Xhavit Sherifi dhe të gjithë që ishin të pranishëm filluan të duartrokasin.

Edhe pse shumë i zënë me angazhime z.Hebibi, pas disa fjalëve që i tregoi se është e pamundur të pranoj, ngase është duke e drejtuar Institutin Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore e në kuadër të saj edhe portalin helveticALforum.ch, nuk mundet të pranoj.

Por, veprat e atdhetarëve që e kanë shkri jetën ishte ajo që e pranoi dhe u zotua se do të vazhdojmë së bashku për të mirë dhe duke mos i harruar dëshmorët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar e kontribuojnë dhe thirri për unitet, për paqe dhe të bashkëpunojmë e ti lëjmë inatet. Sepse sipas z.Hebibi, inatet e ndarja dhe egoja do na shkatërroj. Nuk ka politikë këtu, këtu ka bëmirësi. Sikur të mos ishit ju e shumë bëmirës te tjerë vështirë se do t`na mbante edhe toka. Urimi i parë i erdhi nga Komandant Shefket Asani, pastaj nga atdhetari, Qemal Musliu, Fazli Musliu, Ferat Rashiti, kryetari i Shoqatës Atdhetare „Atdheu“ dhe të gjithë të pranishmit, që ishte e përmbushur me bashkatdhetarë.

Më pastaj kuvendi e vazhdoi punën dhe zgjodhi kryesinë me këtë përbërje:

Kryetar, PhD.Dashnim HEBIBI

Xhavit Sherifi, sekretar

Arkatar: Fazli Musliu

Anëtarë të kryesisë;

Abdulla Veseli

Shefqet Asani

Prof.Nasir Rustemi

Ferat Rashiti

Në fund të këtij takimi shumë të arsyeshëm e me rëndësi, kryetari i ri i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“, PhD.Dashnim Hebibi, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe uroi për ditën e Alfabetit, si dhe 28 Nëntorin ditën e Pavarësisë, mërgimtarëve në diasporë dhe popullit shqiptarë në Trungun Amë, gjegjësisht në Gadishullin ILIRIK. Pa harruar që ti drejtohet të gjithëve, që të bëhen anëtarë të shoqatës. Krejt në fund u mbyll ky kuvend dhe me shumë respekt u kujtua pushka e parë e lirisë për ato treva dhe u kujtuan dëshmorët.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat