Nobelisti për paqe: Keni 72 orë të dorëzoheni ose ju shkatërrojmë

Afrika

Nobelisti për paqe: Keni 72 orë të dorëzoheni ose ju shkatërrojmë

Nga: B.S. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 12:24
Abiy Ahmed

Ju lutemi të dorëzoheni në 72 orët e ardhshme ose do të pasojë shkatërrimi juaj, i ka porositur kryeministri i Etiopisë Abiy Ahmed forcat e TPLF-së në regjionin Tigray, duke i kërcënuar se në të kundërtën do të fillojë "sulmin e pamëshirshëm".

Ultimatum i dhënë nga kryeministri etiopian Ahmed, fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, ushtrisë në rajonin verior të shkëputur të Tigray-it për t'u dorëzuar ka skaduar dje. Lufta po zgjat tash e tri javë dhe mori qindra jetë, ndërsa Ahmedi e filloi për të shtypur rebelimin. Forcat e Tigray-it refuzojnë të dorëzohen dhe thonë se janë gati të vdesin dhe KB ka frikë nga krimet e mundshme të luftës ndërsa forcat qeveritare po duken. Ahmed u thotë qeverive të huaja, "Nga ju presim vetëm të mos ndërhyni." Forcat e Tigray-it përbëjnë pesë përqind të popullsisë së Etiopisë, nga të cilat ka 109 milionë, por kanë pasur ndikim të rëndësishëm për një kohë të gjatë. TPLF-ja dominoi politikën nga 1991 në 2018, kur Ahmed është zgjedhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat