Afrikë, shkon në mbi 2.3 milionë numri i rasteve me COVID-19

Afrika

Afrikë, shkon në mbi 2.3 milionë numri i rasteve me COVID-19

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Në kontinentin e Afrikës ka tejkaluar 2 milionë e 300 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 13.046 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.300.244 ndërsa numri i viktimave me 402 vdekje të reja arrin në 54.611.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 22.432, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.813 dhe në Marok 6.370 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 821.889 raste e cila pasohet nga Maroku me 384.088 dhe Egjipti me 119.281 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.965.423 persona të infektuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat