Qeveria e Eswatinit me anë të një deklarate në Twitter është shprehur se kryeministri Ambrose Dlamini ka ndërruar jetë, katër javë pasi rezultoi pozitiv me COVId-19.
Në deklaratën e qeverisë thuhej se Dlamini, 52 vjeç vdiq të dielën (13 dhjetor) në një spital në Afrikën e Jugut.
Nuk përmendet shkaku i vdekjes, por Dlamini kohët e fundit ishte duke marrë trajtim për COVID-19 në Afrikën e Jugut.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/14/auto_auto_Screenshot_116079325911607934283.jpg)
Dlamini ishte kryeministër i Eswatini, i njohur më parë si Swaziland, që nga tetori i 2018.
Vendi i vogël pa dalje në det në Afrikën e Jugut është një nga monarkitë e fundit absolute në botë.
Me një popullësi prej rreth 1 milion, vendi ka regjistruar 6.768 infeksione me COVID-19 dhe 127 vdekje të lidhura me pandeminë, sipas ministrit të shëndetësisë.
Dlamini njoftoi se ai ishte testuar pozitiv me COVID-19 në 16 nëntor.
Në atë kohë ai tha se ishte asimtpmatik dhe se ndihej mirë.
Disa javë më vonë, më 1 dhjetor qeveria Eswatini tha që Dlamini ishte zhvendosur në një spital në Afrikën e Jugut me synim për të ndjekur shpejt shërimin e tij.
Por të dielën qeveria tha se Dlamini vdiq "ndërsa ishte nën kujdesin mjekësor në një spital në Afrikën e Jugut", pa dhënë më shumë detaje.
Një ish-bankier, Dlamini ishte një rishtar politik kur u emërua kryeministër nga Mbreti Mswati III.
Roli i shefit të qeverisë është i kufizuar në Eswatini, ku mbreti emëron të gjithë ministrat dhe kontrollon parlamentin.
Mbreti Mswati III u kurorëzua në 1986 në moshën 18 vjeç, duke pasuar babanë e tij që shërbente për një kohë të gjatë, Mbretin Sobhuza II, i cili vdiq në moshën 82 vjeç.
Mbreti sundon me dekret dhe është kritikuar për trajtimin e rëndë të kundërshtarëve dhe për kërkesën e parave publike për të paguar për pallatet e reja dhe makinat luksoze.
Në vitin 2018 ai njoftoi se po e riemërtonte vendin "Mbretëria e Eswatini" .
Më shumë se 39% e popullsisë së vendit jetonin nën kufirin e varfërisë në 2016 dhe 2017, sipas Bankës Botërore.