Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se do të dërgojë mbi 11,000 vaksina kundër Ebolës në Guinea në ditët në vijim.
Drejtoresha rajonale e OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti tha se brenda javës do të arrijnë vaksinat nga Gjeneva, ndërsa 8,600 doza do të arrijnë nga SHBA-ja.
Ndërkaq, vaksinimi mund të nisë nga e hëna e ardshme, shkruan AP.
OBSH-ja ka bërë thirrje tek shtetet afrikane të jenë të kujdesshme mbi infektimet me Ebola pasi Guinea dhe Congo kishin shënuar rekord të rasteve në javët e fundit.
Të enjten, Guinea kishte regjistruar tri raste me Ebola dhe një të vdekur.