Shtetet e Afrikës kanë nisur vaksinimin kundër COVID-19 duke përdorur vaksinat të cilat i kanë marrë nëpërmjet iniciativës COVAX.
Bregu i Fildishtë është një prej shteteve të para që ka përfituar nga kjo iniciativë e Kombeve të Bashkuara për ndarje të vaksinave për shtetet e varfëra. Ku vaksinimi ka nisur të hënën.
Gana po ashtu do të nisë vaksinimin këtë javë.
Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo të hënën është bërë personi i parë që ka marrë vaksinën anti-COVID të siguruar nëpërmjet inciativës COVAX>
Akufo-Addo i ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të mos besojnë në teori konspiracioni. Rreth 600 mijë doza të vaksinës anti-COVID të Oxford/AstraZenecas do të jepen nëpër Ganë.
“Është me rëndësi që të jap shembull se vaksina është e sigurt duke u bërë i pari që e marrë”, ka thënë Akufo-Addo.