Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur nga një vetëvrasje me bombë, afër një restoranti në kryeqytetin e Somalisë, Mgadishu.
Shpërthimi që ka ndodhur në një veturë ka shkaktuar zjarr të madh dhe tym, kanë thënë dëshmitarët, raportojnë mediat e huaja.
Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e shpërthimit.
Grupi Islamik i Shabaab-it zakonisht shkakton shpërthime të ngjashme në Somali dhe më gjerë, si pjesë e kampanjës së tij për të rrëzuar qeverinë e vendit afrikan dhe për të themeluar rregullat e veta të bazuara në interpretimin rigoroz të Ligjit islamik të Sheriatit.