Kamboxhia konfirmoi të enjten vdekjen e saj të parë nga COVID-19 që kur nisi pandemia më shumë se një vit më parë ndërsa luftonte me një shpërthim të ri lokal që ka infektuar qindra njerëz.
Një 50 vjeçar u konfirmua i infektuar muajin e kaluar ndërsa punonte si shofer për një kompani kineze në Sihanoukville bregdetare dhe vdiq në spitalin Kmero-Sovjetike të enjten në mëngjes, tha Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi në një deklaratë, raporton AP.
Kamboxhia ka konfirmuar vetëm 1,163 raste të infektimit me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, por po lufton me një shpërthim të ri lokal që ka infektuar disa qindra njerëz.