Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka shkuar në 4 milionë e 181 mijë.
Sipas Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 4.181.318.
Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3.738.000 ndërsa numri i viktimave në 111.452.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe Nigeri. Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.