E rëndë! Humbin jetën 15 persona nga rrëshqitja e dheut në minierë

Afrika

E rëndë! Humbin jetën 15 persona nga rrëshqitja e dheut në minierë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:10
Foto

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Afrikë. Mediat e huaja bëjnë me dije se 15 njerëz në një minierë artizanale ari kanë mbetur të vdekur pasi janë zënë poshtë nga dheu i cili ka rrëshqitur.

Mediat shkruajnë se  katastrofa ndodhi të shtunën në provincën e largët Siguiri, 800 km nga kryeqyteti Conakry.

Mes viktimave mësohet se kanë qenë edhe dy gra, ndërkohë qeveria ka bërë të ditur se në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet.

Zona mban disa nga rezervat më të mëdha të arit të vendit të Afrikës Perëndimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat