Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Nigerinë veri-perëndimore pasi një anije me rreth 200 persona në bord dhe u fundos në një lumë, thanë zyrtarët, raporton BBC.
Shumica e udhëtarëve ishin gra dhe fëmijë që udhëtonin nga shteti Niger në shtetin fqinj Kebbi.
Të paktën 20 njerëz thuhet se janë shpëtuar, kusre autoritetet thonë se aksidenti i së mërkurës kishte mbingarkesë.
Zhytësit dhe punëtorët e urgjencës po përpiqeshin të shpëtonin të tjerët në lumin Niger, thanë zyrtarët lokalë për BBC.
Presidenti Muhammadu Buhari e përshkroi aksidentin si "shkatërrues", duke u shprehur ngushëllimet e tij familjeve të viktimave.