Sello Abram Maponya nga Afrika e Jugut është dënuar me 1088 vjet burgim.
Ai është shpallë fajtor për përdhunimin dhe grabitjen e 56 grave në njërin prej tre kryeqyteteve të Afrikës Jugore, Pretoria.
Maponyas iu vunë prangat përjetësisht nga Gjykata Supreme e Guatenges Veriore paraditen e së enjtes.
Ai gjithashtu u shpall fajtor për 40 raste të vjedhjes dhe të hyrjes me forcë nëpër prona private. Përgjatë një periudhe pesëvjeçare Sello Abram Maponya arriti t’i kryente këto krime.
Gjithashtu 33 vjeçari ka terrorizuar shumë komunitete të zonave të ndryshme si Atteridgeville, Mamelodi, Olievenhoutbosch dhe Silverton në 2014 derisa u arrestua në mars të vitit 2019.