Mijëra kërkues thesaresh janë dyndur në fshatin KwaHlathi në Afrikën e Jugut, duke besuar se zona mund të përmbajë diamante.
Kjo vjen pasi një burrë gjeti një gur të ngjashëm me kristal në një fushë, i cili më pas përhapi lajmin për zbulimin e një diamanti të mundshëm.
Menjëherë zona u tejmbush nga kërkues diamantesh por edhe me banorë të zonës, të cilët tashmë e kanë bërë fakt të kryer se gurët janë diamante.
Vendasit kanë filluar të festojnë, duke u shprehur se gurët diamante do i nxjerrin nga varfëria.
" Do i shpenzoj në klube. Do blej makinë", thotë njëri prej banorëve.
Ndërkohë një tjetër thotë se "kjo ndodhi do i ndryshojë jetën".
"Nëse janë diamante të vërtetë, gurët do shpëtojnë familjen time; Do bëj pushime me familjen", shprehen banorët.
Gurët nuk janë analizuar ende nga ekspertët gjeologë dhe autoritetet u kanë kërkuar banorëve të zonës të largohen, në mënyrë që të kryhen hulumtimet e posaçme.
Mësohet se qeveria provinciale ka shpërndarë një video në Twitter, duke shprehur shqetësim për atë që e ka quajtur "diamant i nxituar".
Ata postuan në Twitter se kanë "vërejtur me shqetësim, aktivitete të paligjshme në tokat ku dyshohet se mund të ketë diamnatë".