Njerëz të armatosur në Nigeri kanë rrëmbyer të paktën 140 nxënës shkollë në veri-perëndim të vendit, thotë policia, raportn BBC.
Të paktën tetë persona u rrëmbyen gjithashtu nga Qendra Kombëtare e Tuberkulozit dhe Leprosisë në Zaria herët në mëngjes të dielën.
Dy infermiere dhe një fëmijë 12-muajsh ishin midis atyre që u sekuestruan, tha një punëtor i spitalit.
Kohët e fundit ka pasur një valë të rrëmbimeve nga shkolla dhe universitete për shpërblim.