Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në këtë shtet.
Ahmet i ka fituar zgjedhjet me një shumicë dërmuese, ka bërë të ditur Bordi zgjedhor. Sipas Bordit, Partia e Prosperitetit e Ahmedit, ka fituar 410 nga 436 ulëse në Kuvend, duke i dhënë atij edhe një mandat pesë vjeçar.
Megjithatë, një e pesta e vendit nuk arriti të kryejë votimin në përgjithësi për shkak të pasigurisë dhe problemeve logjistike.
Sondazhet ndërkaq nuk janë mbajtur fare në zonën e luftës në Tigray, aty ku mijëra njerëz po jetojnë në kushte të urisë.
Një rreth tjetër i zgjedhjeve është paraparë të zhvillohet më 6 shtator, në zonat e prekura mirëpo kjo nuk është konfirmuar edhe për Tigrayn.
Zgjedhjet në Etiopi ishin shtyrë për shkak të pandemisë me COVID-19.
Ahmed i cili është fitues i çmimit Nobel për Paqe, e ka përshkruar fitoren e tij “si zgjedhje historikisht përfshirëse”. Qeveria e re pritet të formohet në tetor.