Nigeria, krahas rritjes së rasteve të COVID-19, është goditur edhe me rritjen e rasteve të kolerës duke shtuar kështu edhe një krizë të shëndetit publik.
Sezoni i shirave është duke e përkeqësuar gjendjen, shkruan CNN.
“Autoritetet po luftojnë me militantët islamikë dhe kriminelët e armatosur, prandaj kjo po e pengon aftësinë e autoriteteve për t’iu përgjigjur kësaj gjendjeje”, ka thënë Bashir Lawan Muhammad, epidemiologu shtetëror.
22 nga 36 shtetet e Nigerisë, si dhe territori i kryeqytetit federal Abuja, kanë raste të dyshuara të kolerës, sipas Qendrës së Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC).