Qindra militantë të Boko Haram sulmuan një postë ushtarake në juglindje të Nigerit gjatë natës, duke vrarë 16 ushtarë dhe duke plagosur nëntë të tjerë, tha të mërkurën ministria e mbrojtjes, rporton France24.
Rreth 50 prej militantëve islamikë u vranë në luftimet që rezultuan në rajonin Diffa të Afrikës Perëndimore dhe u gjetën sasi të konsiderueshme të armëve, tha ministria në një deklaratë.
Sulmi vuri në shënjestër qytetin Baroua, ku mijëra banorë sapo ishin kthyer pasi u strehuan diku tjetër pas masakrave xhihadiste në 2015.
Kryengritja e Boko Haram shpërtheu në Nigerinë verilindore në vitin 2009, por dhuna shpesh përhapet në Çad, Niger dhe Kamerun, në pellgun e Liqenit të Çadit.