Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Afrikën Jugore.
Një tufë bletësh ka vrarë 63 pinguinë afrikanë të rrezikuar në një plazh jashtë Cape Town, tha të dielën Fondacioni i Afrikës Jugore për Ruajtjen e Zogjve Bregdetar, shkruan France24.
"Pas testeve, ne gjetëm pickime bletësh rreth syve të pinguinëve," tha David Roberts i fondacionit, një veteriner klinik.
"Kjo është një ngjarje shumë e rrallë. Ne nuk presim që të përsëritet.
"Kishte edhe bletë të ngordhura në vendngjarje," i tha ai AFP me telefon.