500 kilogramë kokainë e pastër me vlerë më shumë se 117.5 milionë euro është konfiskuar nga policia në Emiratet e Bashkuara në Dubai.
Zyra e policisë së Dubai u njoftoi se operacioni për kapjen e kokainës u emërtuar "Akrep".
Për shumë ditë efektivët e operacionit "Akrepi" monitoruan lëvizjet e të dyshuarit.
Si rrjedhojë policia ka arrestuar një burrë nga Lindja e Mesme, i cili vepronte si ndërmjetës për një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.
I dyshuari u arrestua në vend ndërsa ka një precedent penal. Ai kishte vendosur sasinë e madhe të drogës në një magazinë, në mënyrë që ta transportonte atë në një vend tjetër në Gjirin Arabik.
Dënimi për trafikun e drogës në Emiratet e Bashkuara Arabe është shumë i rëndë. Në varësi të madhësisë së krimit, dikush madje mund të burgoset përjetë ose të përballet me dënimin me vdekje.