Pas 24 orëve në terr total energjia elektrike është kthyer në Liban.
Ministria e Energjisë në Liban ka bërë të ditur se Banka Qendrore i ka dhënë 100 milionë dollarë kredi për të blerë karburant dhe për të mbajtur në funksionim stacionet e saj të energjisë, shkruan BBC.
Për 18 muajt e fundit Libani është përballur me një krizë ekonomike dhe mungesa ekstreme të karburantit.
Kjo krizë e ka lënë gjysmën e popullsisë në varfëri, ka dëmtuar valutën e saj teksa pa pasur edhe protesta të mëdha kundër politikanëve.
Ndërprerja totale e rrymës filloi mesditën e së shtunës kur dy termocentralet më të mëdha të Libanit u mbyllën për shkak të mungesës së karburantit.
Por në një deklaratë këtë të dielë, ofruesi shtetëror i energjisë elektrike tha se tani po jep të njëjtin nivel energjie si ishte para ndërprerjes.