Rreth 30 të vdekur dhe 100 të lënduar nga luftimet në Somali

Afrika

Rreth 30 të vdekur dhe 100 të lënduar nga luftimet në Somali

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 18:05
Foto

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe 100 të tjerë janë plagosur nga luftimet e intensifikuara që janë zhvilluar mes Ushtrisë Kombëtare të Somalisë dhe ish-aleatit të tyre, grupit Ahlu Sunnah Wal Jama’a (ASWJ), kjo në shtetin somalez Galmudug, thanë banorët dhe zyrtarët e një spitali.

Këto luftime nisën nga e shtuna në mëngjes dhe vazhduan deri të dielën, thanë banorët për Reuters.

Si ushtria ashtu edhe grupi ASWJ nuk ishin të qasshëm për të kontaktuar dhe për të dhënë një shpjegim për të gjitha zhvillimet.

ASWJ është një grup myslimanësh sufi, të cilën ishin bashkë me ushtrinë për të luftuar kundër grupit al Shabaab.

ASWJ doli kundër ushtrisë së shtetit duke e akuzuar se nuk janë duke bërë mjaftueshëm për të mposhtur grupin tjetër al Shabaab, shkruan Reuters.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat