Policia e Afrikës së Jugu ka shkulur disa bimë kanabisi që rriteshin pranë zyrës së presidentit Cyril Ramaphosa në Pretoria. Bimët i përkisnin aktivistëve të komunitetit indigjen Khoisan që kanë ngritur kampet e tyre rreth zyrës së presidentit prej 3 vjetësh. Lideri që e quan veten Mbreti Khoisan u ngjit pas një bime të madhe kanabisi pasi policia po e tërhiqte zvarrë.
Ai i tha policisë “ që ju keni deklaruar luftë “sipas agjencisë së lajmeve “AFP”. Ai ka qenë i arrestuar që nga ajo kohë. Ai dhe shokët e tij aktivistë u ndaluan për kultivimin dhe krijimin e plantacioneve ilegale të kanabisit dhe mos vendosjen e maskës në ambiente publike pasi janë urdhëruar nga policia që ta bëjnë këtë gjë sipas “AFP-së”. Në vitin 2018 grupi ngriti një kamp në pjesën e gjelbërt jashtë zyrës së presidentit për të kërkuar njohjen zyrtare të gjuhës së tyre.
Gruaja e Mbretit Khoisan shprehu zemërim për incidentin në një intervistë të dhënë për faqen e lajmeve “South Africa’s IOL”. Mbretëresha Cynthia tha që presidenti nuk do që të vijë të flasë me ta dhe që njerëzit Khoisan kërkojnë njohjen e tyre. Ajo tha se njerëzit i kanë përdorur bimët për arsye shëndetësore si kanceri dhe presioni i gjakut dhe që kanabisi është mbjellë në një kopsht perimesh.
Përdorimi personal i kanabisit në vende private është dekriminalizuar në Afrikën e Jugut që nga viti 2018 raporton “BBC”. Njerëzit e komunitetit Khoisan janë banorët më të vjetër të vendit por tani janë një minoritet i vogël i vendit.