Janë gjetur të paktën 17 persona të vdekur në një klub nate në qytetin e East London në Afrikën e Jugut.
Viktima thuhet se janë gjetur në klubin Enyobeni mëngjesin e së dielës. Raportohet gjithashtu se ka të plagosur, ndërsa rrethanat e ngjarjes së rëndë ende nuk dihen.
Ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje. Shumica e viktimave janë të moshës 18 deri në 20 vjeç.
Dëshmitarët okularë thanë për gazetën “Daily Dispatch” se “trupat ishin të shtrirë brenda ambientit sikur të ishin rrëzuar në dysheme”.