Policia somaleze njoftoi se 20 persona u vranë dhe 40 u plagosën në një sulm të islamikëve në Mogadishu pas disa orësh shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë.
Në bilancin e mëparshëm ishin 12 të vdekur. Sulmi filloi me shpërthime jashtë hotelit Hyatt përpara se personat e armatosur të hynin në ndërtesë.
Forcat e sigurisë po punojnë ende për t'i dhënë fund rrethimit të hotelit pothuajse 24 orë pas fillimit të sulmit.
Grupi islamik Al-Shabaab, i lidhur me Al-Kaedën, mori përgjegjësinë për sulmin.
Grupi është i njohur për sulmet ndaj forcave të sigurisë të Somalisë, si dhe hoteleve dhe zonave të tjera, kryesisht në kryeqytet.
Për momentin nuk dihet identiteti i viktimave, por besohet se ka shumë civilë.