Derisa moderatori i lajmeve në Sudan ishte në transmetim të drejtpërdrejt në një studio në qytetin Omdurman, prapa në sfond u dëgjuan krisma të forta.
Kjo vjen pasi të shtunën shpërthyen përplasjet midis ushtrisë sudane dhe forcave paraushtarake.
Të paktën 25 persona raportohet se janë vrarë dhe 183 janë plagosur për shkak të kësaj përleshjeje.
Sindikata e mjekëve në vendit tha se numri i të vdekurve erdhi gjatë luftimeve të vazhdueshme të shtunën.
Ata nuk e kanë bërë të qartë se sa prej tyre ishin civilë, ndonëse më herët kishin thënë se kanë vdekur të paktën tre.
Dy persona u vranë në aeroportin e Khartoum, katër në qytetin Omdurman, tetë në qytetin Nyala, gjashtë në qytetin El Obeid dhe pesë në El Fasher, shtoi burimi.
Përleshjet midis ushtrisë sudane dhe Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) u ndezën rreth pallatit presidencial dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Khartoum, ndërsa të dyja palët luftuan për kontrollin e vendeve simbolike.
Të dy partitë krijuan një partneritet pas rrëzimit të ish-udhëheqësit Omar al Bashir në vitin 2019, por shefi i ushtrisë, gjenerali Abdel Fattah al Burhan ka qenë presidenti de fakto i vendit që nga një grusht shtet ushtarak në tetor 2021.
Të shtunën, forcat e armatosura të Sudanit hodhën poshtë çdo mundësi për negociata midis dy palëve, duke shkruar në faqen e saj në Facebook se “nuk do të ketë negociata apo dialog deri në shpërbërjen e RSF-së paraushtarake”.
Një marrëveshje e re e nënshkruar në fund të vitit të kaluar duhej të hapte rrugën drejt zgjedhjeve demokratike, por dhuna e së shtunës shpërtheu pas javëve të tensioneve në rritje.
Shefi i RSF-së, Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur më mirë si Hemedti, e ka etiketuar gjeneralin al Burhan një “kriminel” dhe ka akuzuar trupat e tij për kryerjen e një grushti shteti.