Shefi i OKB-së u bën thirrje udhëheqësve rivalë në Sudan që t’i ndërpresin menjëherë armiqësitë

Afrika

Shefi i OKB-së u bën thirrje udhëheqësve rivalë në Sudan që t’i ndërpresin menjëherë armiqësitë

Më: 17 prill 2023 Në ora: 17:20
Antonio Guterres

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar ashpër shpërthimin e luftimeve në Sudan.

Ai u bërë thirrje liderëve të të dyja palëve që të ndërpresin armiqësitë dhe të angazhohen në dialog.

Derisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë zhvillimet në Sudan më vonë gjatë ditës, Guterres u bëri thirrje palëve me ndikim që ta përdorin atë për t’i dhënë fund dhunës dhe për të rivendosur rendin në vend, shkruan Al Jazeera.

Duke folur në hapjen e Forumit për Financimin për Zhvillim, Guterres paralajmëroi se “çdo përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit mund të jetë shkatërrues për vendin dhe rajonin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat