Luftimet po vazhdojnë në zonat e kryeqytetit të Sudanit, Khartoum, pavarësisht një armëpushimi që do të fillojë në ora 18:00 me orën lokale, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Në mënyrë të veçantë beteja nuk ka të ndalur rreth shtabit të ushtrisë, e cila është në qendër të qytetit dhe është e rrethuar nga zona të banuara.
Dy gjeneralë rivalë në qendër të konfliktit kishin rënë dakord për një pauzë humanitare 24-orëshe për të lejuar civilët të merrnin ndihmë dhe furnizime mjekësore.
Banorët kanë mungesa në ushqim dhe ujë.