Sunduesi i popullit Asante të Ganës i ka kërkuar Muzeut Britanik që t’i kthejë në vendin e tij sendet e arit në koleksionin e tij.
Asantehene, Otumfuo Osei Tutu II, takoi së fundmi drejtorin e muzeut Hartëig Fischer për të diskutuar.
Koleksioni i muzeut përfshin vepra të marra nga pallati Asante në Kumasi gjatë luftës me britanikët më vitin 1874.
Muzeu Britanik i tha BBC-së se po e shikon mundësinë e huadhënies së sendeve në Gana.
Sunduesi ganez u takua me Fischer javën e kaluar, pasi mori pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles.
Muzeu Britanik ka qenë nën presion në rritje vitet e fundit për të kthyer artikujt e koleksionit të tij në vendet e tyre të origjinës.
Kërkesat e Greqisë për kthimin e Skulpturave të Partenonit, shpesh të njohura ende si Mermeret Elgin, janë shembulli i profilit të lartë në këtë debat të kontestuar.