Dhjetra civilë janë vrarë në bombardimet në një treg në Khartoum, në ngjarjen e fundit vdekjeprurës në luftën e Sudanit, e cila nuk ka parë qetësi që kur ushtria e u tërhoq nga negociatat e armëpushimit.
Që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill, ushtria e udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah al-Burhan dhe Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (FSR) nën gjeneralin Mohamed Hamdan Daghlo kanë rënë dakord për armëpushim rreth dhjetë herë, të cilin megjithatë e shkelën.
Dhuna vazhdon pa ndërprerë, 18 civilë u vranë dhe 106 u plagosën ditën e djeshme.
Në ditën e 48-të të luftimeve të pandërprera, të cilat tashmë kanë shkaktuar vdekjen e 1800 personave, mbi një milion njerëz, kryesisht sudanezë, por edhe refugjatë në Sudan, janë zhvendosur brenda vendit.