Ka arritur në 73 numri i viktimave të zjarrit që shpërtheu në një bllok banesash në Johanesburg.
Zjarri, shkaku i të cilit po hetohet filloi rreth orës 1:30 të mëngjesit.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Menaxhimit të Emergjencave të Johanesburgut, Robert Mulaudzi.
Flakët lanë të lënduar edhe 43 persona, raporton Reuters.