Përmbyset trageti në Nigeri, të paktën 26 viktima

Afrika

Përmbyset trageti në Nigeri, të paktën 26 viktima

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Të paktën 26 persona vdiqën dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget u përmbys në një liqen në Nigeri të dielën, thanë zyrtarët lokalë, tragjedia e dytë fatale në vend në tre muaj.

Zëdhënësi i guvernatorit të shtetit, Bologhi Ibrahim tha se varka po transportonte mbi 100 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, në zonën e qeverisjes lokale të shtetit Mokwa.

Viktimat po shkonin në fermat e tyre. “26 persona, kryesisht gra dhe fëmijë janë konfirmuar të vdekur, më shumë se 30 persona janë shpëtuar, ndërsa një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar”, tha Ibrahim.

Në korrik, më shumë se 100 njerëz u mbytën kur një varkë e mbingarkuar u përmbys në një pjesë të largët të të njëjtit shtet, në një nga fatkeqësitë më të këqija në vite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat