Përdorimi i sistemeve të avancuara të paralajmërimit do të kishte zvogëluar numrin e viktimave dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit shkatërruese në Libi, tha të enjten Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (WMO).
"Nëse do të kishte pasur një paralajmërim të avancuar, ne mund të kishim shmangur shumicën e viktimave njerëzore në Libi," u tha Petteri Taalas, sekretari i Përgjithshëm i WMO-së, gazetarëve në Gjenevë ku ai prezantoi raportin e Bashkuar në Shkencë 2023.
Për humbjet ekonomike nga përmbytjet, ai tha: “Sigurisht që humbjet ekonomike nuk mund t'i shmangim plotësisht, por edhe mund t'i minimizonim ato humbje, duke pasur shërbimet e duhura”, shkruan aa.
Të paktën 6,000 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhdukur për shkak të përmbytjeve të fundjavës në Libinë lindore, thonë zyrtarët.
Shirat e rrëmbyeshëm përfshinë disa rajone, veçanërisht qytetet Derna, Bengazi, Al-Bayda, Al-Marj dhe Soussa.