Sierra Leone, shtet në Afrikën Perëndimore, është vendosur nën një shtetrrethim mbarëkombëtar pasi njerëz të armatosur hynë në një burg, duke i liruar të burgosurit.
Të arrestuarit nga burgu Central Padema Road në kryeqytetin Freetown u liruan të dielën në mëngjes, tha një zyrtar në këtë institucion për BBC News.
Më herët, personat e armatosur kishin sulmuar një kazermë ushtarake në qytet. Banorët raportuan se kishin dëgjuar të shtëna armësh në kazermat, të cilat janë afër rezidencës presidenciale.
Pas sulmit, Ministria e Informacionit shpalli një shtetrrethim të menjëhershëm dhe rekomandoi "fuqishëm" njerëzit në të gjithë vendin e Afrikës Perëndimore të qëndrojnë brenda.
Presidenti Julius Maada Bio tha se qetësia është rivendosur dhe ka nisur një hetim për të gjetur të gjithë personat e armatosur.