Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka thënë se partia e tij politike – uMkhonto weSizwe (MK) – do t’i bashkohet aleancës opozitare në parlament.
Ai tha se do të bashkërendonte rezistencën ndaj koalicionit qeverisës të kryesuar nga Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC).
Pavarësisht kësaj, MK pohoi se zgjedhjet e muajit të kaluar ishin manipuluar dhe donte që rezultatet të anuloheshin.
Fjalimi i Zuma të dielën u lexua nga zëdhënësi i MK, Nhlamulo Ndhlela, i cili tha se ANC nuk ishte më pjesë e zgjidhjes, shkruan BBC.