OKB: Rreth 26 milionë njerëz në Sudan janë në "uri akute"

Afrika

OKB: Rreth 26 milionë njerëz në Sudan janë në "uri akute"

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, shprehu shqetësimin e tij për përkeqësimin e situatës ushqimore në Sudan, transmeton Anadolu.

"Pothuajse 26 milionë burra, gra dhe fëmijë janë në uri akute. Për t'ju dhënë një shembull, kjo është e barabartë me të gjithë popullsinë e Australisë", u tha Dujarric gazetarëve, duke shtuar:

"Nga ata 26 milionë, 750 mijë njerëz janë vetëm një hap larg urisë maksimale, që për ne përkthehet si faza e pestë e sigurisë së integruar ushqimore".

Zëdhënësi gjithashtu u shpreh se njerëzit në Sudan po përballen me një "skenar të rastit më të keq".

Sudani është përfshirë nga luftimet midis ushtrisë, të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është kreu i Këshillit Sovran në pushtet, dhe Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të udhëhequra nga ish-zëvendësi i tij Mohamed Hamdan Daglo.

Sipas shifrave të OKB-së, të paktën 12.260 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 33 mijë të tjerë janë plagosur në konfliktin që filloi në prill 2023.

Krizë humanitare vazhdon të përkeqësohet edhe pasi rreth 6,8 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre duke kërkuar siguri.

Disa marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuara nga Arabia Saudite dhe ndërmjetësit amerikanë nuk kanë arritur t'i japin fund dhunës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat