Partia në pushtet ANC në Afrikën e Jugut ka përjashtuar zyrtarisht liderin e vjetër, ish-presidentin Jacob Zuma për udhëheqjen e një partie rivale në zgjedhje pas masave disiplinore.
Partia e Kongresit humbi për herë të parë maxhorancën absolute në zgjedhjet e majit, kryesisht prej dezertimit të Zuma, duke vendosur se sjellja e tij ishte “e papajtueshme” me statutin e saj.
“Ish Presidenti Jacob Zuma ka hedhur poshtë integritetin e ANC duke bëre fushatë kundër saj e duke pretenduar se nuk kishte ndërprerë lidhjet e anëtarësisë,” tha sekretari i ANC, Fikile Mbalula duke njoftuar përjashtimin e tij.
Partia kishte pezulluar fillimisht ish-liderin e saj në fillim të vitit, kur ai i kishte dhënë mbështetjen partisë së sapo-formuar uMkhonto WeSizwe (MK).
Rrjedhimisht MK mori një pjesë të mirë të votave të ANC në zgjedhjet e 29 majit, duke u renditur e teta me 14.5 përqind.
ANC fitoi 40 përqind të votave, që ishte dhe pikaverazhi më i dobët elektoral që kur erdhi në pushtet tre dekada më parë.
MK, një parti populiste e majtë, fillimisht kontestonte rezultatin e zgjedhjeve.
Zhvillimi erdhi pasi Zuma ishte ndaluar të kandidonte prej një dënimi të vitit 2021 për mungesë respekti ndaj gjykatës.
Shumë besonin se karriera e tij politike kishte marrë fund pas dënimit 15 muaj burg në 2021 kur refuzoi të paraqitej në panelin anti-korrupsion gjatë presidencës. Burgosja e tij shkaktoi episodin më të rëndë të dhunës në Afrikën e Jugu që prej kohës së aparteidit, me më shumë se 350 të vrarë
Zuma kaloi vetëm dy muaj në burg dhe u lirua për arsye shëndetësore, shkruan rrjeti AFP.